Zelensky: E gjithë toka në Soledar është e mbuluar me kufoma

Ndërsa luftimet e ashpra vazhduan gjatë mbremjes në qytetin e vogël të minierave të kripës Soledar, presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi luftëtarët ukrainas që penguan sulmin rus, sipas mediave të huaja, përcjellë abcnews.al

Ai tha se qëndrueshmëria e forcave të vendit të tij në rajonin e Donbasit e kishte ndihmuar Ukrainën të fitonte kohë dhe force, përpara një sulmi rus në qytetin e Bakhmut. Megjithatë, ai theksoi gjithashtu situatën e rëndë në Soledar dhe tha se nuk kishte “pothuajse asnjë mur” në qytetin lindor.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asgjë. E gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve.

Është një çmenduri. Beteja për Donbasin vazhdon. Dhe megjithëse pushtuesit tani kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar, rezultati i kësaj beteje të vështirë dhe të gjatë do të jetë çlirimi i të gjithë Donbasit tone,” tha ndër të tjerash Zelensky.