Ndalohet ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se më 09.02.2025, ka sulmuar fizikisht dy persona.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.
Siç mëson Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.