Ndërhyri për t’i ndarë dy persona, përfundoi në spital me hundë të thyer

Një person në Prizren, në cilësinë e ndërmjetësuesit ka marrë lëndime trupore dhe ka përfunduar në spital, pasi njëri nga dy të dyshuarit, të cilët ishin duke u përleshur mes vete e ka goditur në hundë.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 08.02.2021-17:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti deri sa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy te dyshuar meshkuj deri me tani të panjohur ishin përleshur në mes vete, ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë. Te dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.