Ndërprerja e rrymës gjatë muajve të dimrit është akt kriminal
Vana Jerliu Ramadani
Pjesa më e madhe e shoqërisë se Kosovës, këto dite, po përballen më mungesën e njërit prej kushteve të domosdoshme jetësore.
Nevojat e domosdoshme qe i duhen njeriut për te jetuar sot janë: ajri, ushqimi, uji dhe strehimi (rrymë, vend për të fjetur, rroba për të veshur dhe gjera sanitare).
Rryma në këtë kohë moderne, është e domosdoshme më shumë se kurrë, sepse përveç që shumica e popullatës ngrohjet i kanë përmes rrymës, komunikimet për raste urgjente, ka mundësi të ndërpriten nëse nuk kemi rrymë (telefoni, interneti, etj).
Pra, dy gjera që janë të domosdoshme që t’i këtë familja, si nevojë thelbësore, Qeveria e Kosovës po dështon t’ia sigurojë ato popullit të saj në dhjetorin e ftohtë.
Në shtetet e zhvilluara ku funksionon ligji, ndërprerja e rrymës nga muaji nëntor e deri në fund të muajit mars, është e paligjshme. Pra është akt krimi ndaj një populli.
Ndërprerja e rrymës gjatë muajit dhjetor siç po ndodh tani ne Kosovë, është një problem shoqëror shume serioz ne Kosove.
Ta analizojmë se kur konsiderohet një dukuri si problem shoqëror, atëherë kur ka efekte negative ne një numër te madh njerëzish e sidomos kur flasim për nevojat e domosdoshme te njeriut.
Problemet shoqërore duhet adresuar, por kur qeveria nuk i rregullon ato probleme, shoqëria duhet te ngrite zërin dhe te kërkojnë adresimin e tyre.
Si shoqëri nuk jam e sigurte se jemi te vetëdijshëm mjaftueshëm se sa i fuqishëm mund te jete zëri ynë karshi Qeverise për kërkesa dhe për te ndryshuar ligjet.
Ne shoqëria e Kosovës jemi shteti. Ne duhet te kujdesemi për njeri tjetrin.
Kur identifikohet një problem ose një padrejtësi qe i behet shoqërisë e sidomos nga qeveria, ne si shoqëri se bashku duhet ngritur zërin qe te sjellim ndryshimin.
Me jep përshtypjen se si mase shoqërore jemi manipuluar shume nga ata qe votojmë dhe vazhdojmë t`i votojmë tutje se janë njerëzit qe i favorizojmë shume nga te tjerët.
Kthejmë kokën anash i anashkalojmë problemet qe kanë direkt efekte negative ne shoqëri, bile edhe ne familjet tona.
Nuk e di a po është një lloj mekanizmi mbrojtës nga dëshpërimi qe kemi dhe sikur po e mbrojmë veten nga kjo dhimbje dëshpërimi, duke mos e menduar fare se çfarë është problemi, apo thjesht po mbahemi për fije shprese qe ndoshta herën tjetër gjerat do te ndryshojnë për te mire.
Populli i Kosovës ballafaqohet me shume problem shoqërore dhe pak individ merren me këto pune.
Nuk duhet te jesh ekspert për të ngritur zërin për të drejtën tënde, për të drejtën e të pafuqishmit afër teje, apo larg teje.
Duhet vetëm vëmendje për të identifikuar problemin dhe për të marrë iniciativë për ndryshim.
Heshtja nuk sjell ndryshime, por heshtja sjell një fushë të hapur për ata që diskriminojnë dhe bëjnë padrejtësi tek te pafuqishmit, për të vepruar edhe me shumë me padrejtësi e diskriminim.
Jemi afër muajit shkurt dhe deri atëherë shumë kemi për të punuar për ata që po kërkojnë votat tona.
Si në Kosove, ashtu edhe ata individë që jetojnë jashtë Kosovës, bëjmë shpenzime marramendëse, kohë e financa për të ndihmuar kandidatët tanë që të fitojë dhe mbesim me shpresë se ata do të bëjnë më të mirën për neve kur kemi nevojë si shoqëri.
Unë e kam atë shpresë siç e keni ju, por kur shpresa jone venitet para syve tanë, ne nuk duhet pajtuar me padrejtësi por duhet adresuar problemet, duhet kërkuar zgjidhjen e duhur.
Te mos habitemi me gjera te parëndësishme, te koncentrohemi me shume vëmendje gjerave qe duhet te jene prioritet për neve, familjet tona, shoqërinë tonë.
Populli im i dashur, me breza njihemi për krenari, nuk na shkon për karakteri me u pajtua me padrejtësi dhe diskriminim ndaj neve.
……………………..
Autorja është ambasadore për lobimin e te drejtave te njeriut në SHBA dhe e nominuar si gruaja që lufton për të drejtat e njeriut.
