Ndërpritet seanca, deputetët bien dakord për vazhdimin pas takimit të Kurtit
Vazhdimi i 38-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që partitë politike janë pajtuar që ta vazhdojnë pas takimit te thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se ky vendim është arritur në takim konsultativ të cilin ai e ka thirrur para fillimit të seancës.
“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese sot u mblodhëm me një konsulte paraprake me përfaqësuesit e partive politike dhe të gjithë ishin të mendimit që seanca të ndërpritet për tu mbajtur pas takimit që do të mbahet nesër me përfaqësuesit politike. Seanca e radhës do të mbahet më 29 qershor”, ka thënë Dehari.