Ndërron jetë gjyqtari Enver Shabanaj
Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Shabanaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e të ndjerit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqve të të ndjerit Shabanaj.
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Enver për punën, urtësinë dhe virtytet e larta të tij.
Enver Shabanaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Shabanaj gjithashtu ka punuar avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012.
Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku punoi deri me datën 31.12.2012.
Më 01.01.2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 – gjyqtar në Departamentin për Çështje Civile.

