Ndërron jetë maturantja Vebije Memedi
Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses dhe maturantes Vebije Memedi nga Saraji i Shkupit, pas një aksidenti tragjik, raporton ts.
Vebije ishte një vajzë e re, plot ëndrra dhe shpresa për të ardhmen.
Humbja e saj ka tronditur komunitetin lokal, shkollën ku ajo mësonte dhe gjithë ata që e njihnin.
Familja, të afërmit, miqtë dhe shokët e klasës janë të pikëlluar thellë nga kjo tragjedi e rëndë.

