Valmira kishte nevojë për transplantim të veshkës jashtë vendit.

Për këtë ndërhyrje nevojiteshin 30 mijë euro, shumë kjo që familja nuk kishte mundësi ta përballonte e vetme.

Thirrja për ndihmë ishte shpërndarë në rrjetet sociale, me shpresën që Valmira të merrte trajtimin e nevojshëm.

Por, më 8 tetor, familjarët njoftuan për vdekjen e saj.

Varrimi i 27-vjeçares do të bëhet sot, më 9 tetor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.