Ndërron jetë në QKUK 13-vjeçarja e aksidentuar para tri javësh
Një vajzë e moshë 13-vjeçe, e cila ishte aksidentuar para tri javësh, ka vdekur në QKUK, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Rr. Nacionale, fsh. Lluzhan, Podujevë 09.11.2020-09:40. Viktima femër kosovare-fëmijë (2007) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet ne raportin e policisë.