Ndërron jetë në QKUK një i aksidentuar para tri javësh

Një person i aksidentuar para tri javësh, ka ndërruar jetë në QKUK ku ishte duke u trajtuar, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Fsh. Frashër i Madh, Mitrovicë, 02.09.2021 – 21:17. Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar,  i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë,  për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve.