Ndërron jetë në QKUK një i burgosur në Gërdovc

Një i burgosur ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim në Pulmologji. Rasti po hetohet nga policia, ndërkohë që trupi i vitkimës është dërguar për obduksion.

QKUK, Prishtinë 12.11.2021 – 15:45. Nga QKUK është njoftuar se një mashkull ka ndërruar jetë, i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.