Ndërron jetë në Turqi ish-profesori nga Gjilani, Osman Ramushi

Ka ndërruar jetë në Turqi profesori dhe afaristi nga Gjilani, Osman Ramushi. Njoftimin e ka dhënë ish-nxënësi i tij, Islam Osmani.

“Me keqardhje njohtojmë shokët miqtë, kolegët, nxënësit dhe të afërmit kudo që janë se sot në Bursa të Turqisë ndërroi jetë dhe u varros profesori Osman Ramushi (Elibolu).

Osmani kishte migruar në Turqi në vitin 1969 dhe ishte vendosur në Bursa dhe atje me punën e tij të sukseshme arriti të bëhet një bisnismen i njohur i prodhimit dhe përpunimit të tekstilit.

Ne nxënësit e tij (ishte profesor i gjeografisë në gjimnazin “Zenel Hajdini” deri në kohen kur migroi) shprehim ngushllime familjes, shokëve miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, ka shkruar Osmani”. /Mediafokus.info