Agi Bit, hasjani që bëri histori në Gjilan

Para katër vitesh, më 6 shtator 2020, ndërroi jetë në Gjilan profesori i historisë në pension, Sabit Demiri, i njohur si Agi Bit.

Sabit Demiri vinte nga familja hasjane e fshatit Konjushë, por ishte i lindur në Gjilan (1945), në lagjen më të vjetër të qytetit, Balec, ku e ka kaluar jetën fëmijërore edhe rinore.

Dy ditë pa e mbaruar vitin shkollor, më 20 maj të vitit 1965, ishte përjashtuar si nxënës i padëshiruar (nacionalist), por me të drejtë regjistrimi në shkollat tjera të mesme.

Punoi në shkollën fillore “Musa Zajmi”, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Ai mburrej që ishte kujdestar klase i dy veprimtarë të çështjes kombëtare, Kadri Zeka e Hydajet Hyseni.

Nga Gjimnazi, me disa profesorë të tjerë, ishin larguar si të papërshtatshëm për arsim. /Mediafokus.info