IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro, nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet
Kosova rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse vendi vazhdon të mbetet pa institucione të formuara dhe funksionale.
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj duke komentuar situatën aktuale politike dhe mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ka thënë se pasojat e mosformimit të institucioneve janë të mëdha dhe në disa raste mund të jenë edhe të pariparueshme.
Jakaj në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se gjatë dy viteve të fundit, sipas tij, në Kosovë ka pasur rrënim të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe procesit demokratik, ndërsa ka paralajmëruar se mungesa e institucioneve legjitime dhe legale po e rrezikon edhe përfitimin nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Ajo çka po ndodh dy vitet e fundit ka të bëjë me rrënim të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe procesit demokratik në Republikën e Kosovës. Edhe duke mos pasur institucione stabile, legjitime dhe legale, Kosova ka humbur shumë dhe do të humbet edhe më shumë në rast se vazhdon një situatë e tillë. Veçanërisht tek plani i rritjes i Bashkimit Evropian, fondet të cilat një pjesë e tyre janë donacione, dhuratë për Kosovën, që Kosova fatmirësisht i ka marrë për arsye që e konstituojë Kuvendin në vitin 2025 për aq sa jetoi ajo legjislaturë, 61 milionë euro, në ndërkohë ne rrezikojmë që të mos i marrim një pjesë tjetër ose me vështirësi t’i marrim në një periudhë tjetër të mëvonshme, një pjesë tjetër bukur të madhe të të parave”, ka deklaruar ai.
Sipas Jakajt, vetëm deri në fund të qershorit Kosova ka humbur më shumë se 50 milionë euro, ndërsa rreziku për humbje të fondeve vazhdon edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit.