Kronika Ndërron jetë një nga të plagosurit në Fier 11/03/2024 - 12:1711/03/2024 mediafokus Një nga dy të plagosurit e ngjarjes së sotme në Fier ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga burime policore për A2 CNN. Ngjarja ndodhi pasi disa persona u grindën mes tyre dhe pasi debati agravoi në përleshje fizike, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një person, i cili ka shkuar me urgjencë në spital. Sipas burimeve nga spitali, 17-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë në sallën e kirurgjisë. Policia ka arrestuar njërin prej autorëve, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt. NDAJENI KËTË ME TË TJERËT: Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp