Ndërron jetë prof. dr. Hajrullah Gorani, babai i Dukagjin Goranit

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare prof. dr. Hajrullah Gorani, babai i publicistit të njohur, Dukagjin Gorani, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dukagjini, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar Gorani./mediafokus.info/