Ndërron jetë Rami Veliu, veteran i infermierisë në Kosovë

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Rami Veliu, veteran i infermierisë dhe një nga punëtorët më të hershëm shëndetësor në Gjilan.

“Me dhembje të thellë, ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë, në moshën 70 vjeçare, ka vdekur babai jonë Rami (Ismajl) Veliu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet neser me ikindi, në varrezat e fshatit Zaplluxhe të Opojës.

Për shkak të rrethanave aktuale në Kosovë, dhe duke i respektuar udhëzimet e IKSHP-s, ceremonia e varrimit do të organizohet nga familja e ngushtë dhe të pame nuk do ketë.

Me pikëllim të thellë, familja Veliu”.  /Mediafokus.info/