Ndërron jetë Sabit Rexhepi, ish i burgosur politik

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 70-vjeçe, Sabit Rexhepi, ish i burgosur politik.

Jeta e tij ishte e mbushur me peripeci e përpjekje, me sfida e sakrifica.

Bacën Sabit nuk e thyen torturat dhe as burgu, nga ideali për liri dhe pavarësi të vendit.

Disa ditë para se të shtrohej në spital, si kryetar i shoqatës, udhëhoqi një aksion në mesin e të burgosurve politikë, për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Humanizmi i ish të burgosurve politikë në Gjilan, nuk mund të mungojë në këtë rast, kishte thënë ai.

Qëllimi i tij ishte që secili të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

“Edhe një euro është e vlefshme sa një milion kur ajo jepet me zemër”, kishte thënë baca Sabit, një burrë i urtë dhe i qetë në dukje, por i vrullshëm dhe i zjarrtë përbrenda.

Baca Sabit nuk do t`i mungojë vetëm familjes dhe miqve të tij, por edhe Gjilanit, në përgjithësi./Mediafokus/