Ndërron jetë shoferi i kamionit që goditi murin e një shtëpie në Pogragjë të Gjilanit

Shoferi i një kamioni i cili e goditi murin e një shtëpie në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore.

Me këtë rast drejtuesi i kamionit e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge.

Ndihma e shpejtë, personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar, i lindur me 1960, shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”.