Ndërron jetë zejtari gjilanas, Lulzim Masurica

Ka ndërruar jetë të hënën zejtari i njohur gjilanas, Lulzim Masurica.

Vdekja e tij në moshë të re ka pikëlluar familjen, shokët dhe të gjithë ata që e njohën, derisa e kanë vlerësuar lartë personalitetin e tij.

Ai është i biri i pishtarit të arsimit në Gjilan, Hamid Masurica dhe nipi i kryengritësit për të drejtat e shqiptarëve, Hasan Masurica, i cili është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, transmeton Mediafokus.info.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e martë), në varrezat e qytetit në Gjilan./MediaFokus/