Ndezi zjarr për të përgatitur ushqim, por i dogji 10 hektarë pyje

Një person në Vushtri është arrestuar për ‘zjarrvënie’ pasi nga zjarri që kishte bndezur ai, për të përgatitur ushqim, janë ndezur 10 hekrtarë pyje.

Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektarë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.