Tejkalon në vijë të plotë, i merren patentë shoferi për tre muaj

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në e-mail adresën e saj zyrtare ka marrë një foto ku shihet një automjet duke tejkaluar në vijë të plotë, me çka ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë 150 euro, dy pikë negative dhe i ka konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh, thuhet në njoftim.