Ndjeu dhimbje në këmbë, rentgeni zbulon një predhë në shputë
Një person në Prizren ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente më 1 janar, ndërkohë që pas tri ditësh, kur atij i është bërë rentgeni, ka rezultuar se kishte një predhë në shputë.
Prizren 01.01.2021-10:00.Viktima mashkull kosovar pas një lëndimi në këmben e majtë me datën e lartcekur ka kërkuar ndihmë mjekësore ne Urgjencën e QKMF-së, ndërsa sot me 04.01.2021 pas paraqitjes se dhimbjeve ne këmbë ka vazhduar në Spitalin Rajonal te Prizrenit ku pas RTG rezulton se në shputën e këmbës ka një predhë të fishekut. Viktima është ndaluar në spital për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë se viktimës ku është konfiskuar një pistoletë me leje e tipit Bruni 92-9mm, 1 gëzhojë dy karikatorë dhe 40 fishekë, thuhet në raportin e policisë.

