Ndodh edhe kjo: Vëllai ther me thikë vëllain

Një i mitur 16-vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë është raportuar në Policinë e Kosovës. Ai po dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij, i moshës madhore.

Detaje për rastin kanë dhënë nga Policia përmes raportit 24 orësh derisa bëhet me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.