“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt” – Fero me dedikim emocional për vajzën e tij

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.

Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij.