‘Ndoshta një fëmijë i sëmurë po e priste në shtëpi’: Postimi i kroatit për shoferin kosovar merr dheun

Një shofer profesionist nga Zagrebi i Kroacisë e ka komentuar aksidentin e tmerrshëm që ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod, e ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 u lënduan.

Postimi i Ivan Kaspret në Facebook për dy ditë u shpërnda nga gati 1 mijë veta, ndërsa komentet mbështetëse ishin të shumta. Në një bisedë telefonike për mediumin kroat, Dnevnik, Kaspret deklaroi se ai nuk priste që njerëzit ta prisnin kështu postimin e tij, por se qëllimi i tij ishte t’i njoftonte njerëzit me ‘anën tjetër’ të historisë, shkruan mediumi kroat, transmeton Gazeta Express.

“Nuk është e vërtetë ajo që thonë njerëzit. Shoferët profesionistë është e vërtetë që ‘një këmbë e kanë në varr, tjetrën në burg’, një aksident si ky mund t’i ndodhë secilit prej nesh sepse çdo shofer profesionist del në rrugë dhe nuk ‘nuk e di se çfarë e pret atë”, tha Kaspret.

“Kështu është edhe ky shofer. Ndoshta një fëmijë i sëmurë po e priste në shtëpi, ndoshta ai kishte probleme të tjera për të cilat po mendonte në atë kohë. Ngarja e automjetit nuk është e vetmja gjë për të cilën mendojmë në jetë, të gjithë kemi probleme të tjera”, shtoi Kaspret.

“Dhe mbase kolegu i tij bisedoi me të para pesë minutash? Kush thotë që ai nuk është hero, i cili ndoshta i tha kolegut të pushonte sepse e pa që nuk mund ta voziste më? Shoferët dinë të ndërrohen çdo dy në dy orë e gjysmë gjatë natës”, shpjegoi ai.

“Është një nga rastet, nuk është se një aksident trafiku do të ndodhë sa herë që dikush del me autobus në rrugë”, u shpreh Kaspret.

POSTIMI