Në aksidentin e Drenasit kanë mbetur të lënduar 3 fëmijë

Një aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Korroticë të Drenasit, kanë mbetur të vdekura dy gra, ndërsa janë lënduar edhe 5 persona tjkerë, 3 prej tyre janë fëmijë.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë të ditur se në aksidenti ka vdekur L.M (1973) dhe Q.Th (1994).

Ndërsa të lënduar janë 3 fëmijë të moshës 8, 10 dhe 17 vjeçare. Njëri nga fëmijët ka thyer këmbën dhe dorën, por të gjithë janë jashtë rrezikut.

Nga QKMF në Drenas kanë treguar po ashtu se të lënduar kanë mbetur edhe dy burra, por që edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Të 5 të aksidentuarit thuhet se janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.