Në ‘Albi Mall’ nuk është veç për mall, prej nesër mund edhe të vaksinoheni
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e nesërme, qytetarët mund të vaksinohen kundër COVID-19 edhe në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ në Prishtinë.
Sipas MSH’së, qytetarët do të mund të vaksinohen në këtë qendër nga ora 12:00 deri në orën 20:00.
Në Ministri kanë thënë se së shpejti procesi i vaksinimit do të fillojë kështu edhe në komunat tjera.
‘Vaksinimi kundër COVID-19 me ekipe mobile. Mbaje larg virusin-vaksinohu’.

