Në çantat e të miturve gjenden boksa, thika, shufra

Në çantat e shkollës, policia ka gjetur gjësende të ndalueshme, si boksë hekuri, thikë, revole lodër, shufër metalike.

Rastet janë hapur si armëmbajtje paleje.

Rr. Adem Jashari, Obiliq 08.02.2022-10:00.  Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka kontrolluar disa të mitur. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull  kosovar i moshës së mitur është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Obiliq 08.02.2022-10:00. Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka kontrolluar disa të mitur. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Lipjan 08.02.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që në çantën e shkollës i është gjetur një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lipjan 08.02.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që në çantën e shkollës i është gjetur një boks hekuri dhe një revole lodër. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.