Në Cerkolez konfiskohen 10 qengja kontrabandë

Një personi në Cerkolez i janë konfiskuar 10 qengja, ndërsa rasti është cilësuar ‘kontrabandim me kafshë’, njofton policia e Kosovës.

Fsh.Cerkolez, 06.05.2021-21:30. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti kombi me targa lokale qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 10 qengja. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV dhe prokurori me urdhër të të cilit kombi dhe qengjat konfiskohen deri në një vendim tjetër, thuhet në njoftimin e policisë.