E vogla e rrah të madhen

Një vajzë e mitur e ka rrahur një vajzë tjetër të moshës madhore, e cila ka pasur nevojë edhe për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:45 në Obiliq, ku e mitura ka sulmuar vajzën tjetër. Ajo është intervistuar në prani të prindit dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)