Në cilat shtete mund të udhëtojnë pa viza kosovarët?

Kosovarët mbeten i vetmi vend në rajon pa liberalizim të vizave. Ata mund të udhëtojnë pa vizë në një numër të kufizuar të shteteve, disa prej të cilave janë ishuj të largët.

Pa viza mund të udhëtojnë në vetëm 14 shtete, nga rreth 200 shtete gjithsej sa ka bota: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Turqi, Serbi, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuador, Gambia, Haiti, MIkronezi, Territoret Palestineze,  Shri Lankë, Shën Vinsent, Grenadine.

Në 34 shtete të tjera vizën duhet ta marrin në mbërritje në vendin përkatës.

Kurse vizë për kosovarët kërkojnë 150 shtete.

Kosova, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, asaj BE-ja ende nuk po ia jep këtë mundësi, përkundër premtimeve, duke nxjerrë kushte e kushtëzime të veçanta për vendin  tonë./Mediafokus/