Në dasma nuk do të lejohen më tepër se 150-200 persona
Në Kosovë, ku kohëve të fundit, numri i të infektuarve me virus ka rënë dukshëm, sikurse edhe i vdekjeve, pritet të lejohen dasmat nga 15 qershori, por me numër të kufizuar të mysafirëve.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se më së shumti do të lejohen 150 deri në 200 persona.
Ai tha se janë dakorduar që në çdo tavolinë të ketë nga 4 persona.
“Ekziston mundësia që t’i përmbahemi kësaj guide që është tani, për shembull, në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, pra distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Tash me i leju dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150-200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet t’u përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për mediat kosovare. /Mediafokus.info

