Në Ferizaj konfiskohet mjaltë, duhan e fasule, ishte mall pa dokumentacion

Në një depo në Ferizaj janë gjetur mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacion të nevojshëm. Rati po hetohet për tregti të ndaluar.

Ferizaj 07.10.2022 – 10:00. Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim)