Në gjendje të dehur ngacmon një femër duke u prezantuar si “person zyrtar”
Një person në Mitrovicë është denoncuar për ngacmim seksual dhe prezantim të rremë, pasi në gjendje të dehur ka ndaluar një automjet, duke thënë se ishte person zyrtar, njofton policia.
Mitrovicë, 19.10.2021-01:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke u prezantuar si “person zyrtar” ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. (foto arkiv)

