Në Gjermani, ndërroi jetë 46-vjeçari nga Përlepnica e Gjilanit, Remzi Osmani
Në moshën 46 vjeçare, ka ndërruar jetë në Gjermani Remzi (Shefket) Osmani nga Përlepnica e Gjilanit.
Ish-arsimtari i tij, Nuhi Nuhiu ka thënë se Remziu ishte nxënës i shkëlqyeshëm, me një edukatë e sjellje shembullore.
Ishte fëmijë i qetë, i dashur për familje, shokë e bashkëvendas.
Po ashtu, ishte punëtor i palodhur dhe nuk hezitonte t`u ndihmon të tjerëve.
Ajo çka e dallonte nga të tjerët, ishte modestia, të gjykuarit e qetë dhe ngadalë.
Remziu ishte frymëzuar për çështjen kombitare nga heroi Zija Shemsiu, me të cilin ishin kusherinj.
Ai la gjurmë të pashlyera kjudo ku jetoi, punoi e veproi, ka thënë Nuhiu./mediafokus.info

