Zëvendësministri i VV pajtohet me qëndrimin e Shkëlzen Gashit

Zëvendësministri i Kultures, Yll Rugova, e ka shpërndarë një tekst, në të cilin shfajësohet këshilltari i Albin Kurtit, lidhur me deklaratat se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

“Mos me mbroni mu, as shokët dhe shoqet e mia, duke lincu Shkelzen Gashin e pafajshem. Se ai ka thane sende qe dihen”, shkruan në tekstin e Frashër Osekut, i cili është shpërndarë nga Rugova.

Ai, pas shpërndarjes së statusit të Osekut, ka shkruar “shkurt.shqip”.

Ndryshe, para pak minutash Kurti ka shkarkuar këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi./Mediafokus,info/