Në Gjilan arrestohen dy persona për sulm fizik

Dy persona në Gjilan janë arrestuar për sulm ndaj personi tjetër. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Zija Shemsiu’.

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 17.06.2022 – 16:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.