Në Gjilan arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale
Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për organizim të skemave piramidale, transmeton Mediafokus.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ka njoftuar policia e Kosovës.
Në lokal janë hasur edhe gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore.
Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

