Në Gjilan arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 05.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.M. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.