Në Gjilan nuk ka raste të reja me koronavirus

Në Gjilan nuk ka raste të reja me koronavirus. Të gjitha mostrat e fundit kanë rezultuar negative.

Ndërkaq, gjendja e të prekurve, qoftë e atyre që janë aktualisht në klinikë, apo e atyre në shtëpi, është stabile dhe po shkon drejt përmirësimit.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, thotë se është shumë e rëndësishme për të testuarit, edhe pse kanë dalë negativ, që të vazhdojnë t’u përmbahen këshillave të IKSHP-së./mediafokus.info