Në Gjilan vetura godet këmbësorin
Policia ka njoftuar se dje një veturë ka goditur një këmbësor, i cili pas tretmanit në spital, është liruar në shtëpi.
“Gjilan 17.01.2023 – 00:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi” , thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

