E rrah motrën, e bën për spital, arrestohet një person nga Podujeva

E rrah motrën, e bën për spital, arrestohet një person nga Podujeva, raporton Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Podujevë, 17.06.2021-20:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas ndihmës mjekësore në Emergjencën në Podujevë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë.  Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/