Molliqaj: Kurti nuk ka zgjedhur ndërmjetësuesin e duhur për dialogun Kosovë-Serbi
Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, komentoi qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Molliqaj tha për Albin Kurtin se ky i fundit ka zgjedhur ndërmjetësuesin e gabuar në dialog, gjë që e çon në zgjatje të konfliktit Kosovë-Serbi.
Albin Kurti ka zgjedhur si ndërmjetësues përfaqësuesin për Brukselin, Joseph Borrell dhe për Dardan Molliqaj do të kishte qenë më e saktë po të kishte zgjedhur SHBA-të.
“Qasja e z. Kurti është vazhdimësi e asaj që kanë prodhuar qeveritë dhe negociatat e mëhershme, duke zgjedhur ndërmjetësuesin Albin Kurti ka zgjedhur edhe kompromisin që do të bëjë. Kosova duhet të ketë dialog dhe kompromis, mirëpo përpara duhet të flasim për premisat. Pastaj mund të diskutojmë për kompromisin. […] Duke mos pranuar SHBA si ndërmjetëse, ai refuzoi edhe zgjidhjen përfundimtare të zgjidhjes midis Kosovës dhe Serbisë. Ne në Kosovë këto i trajtojmë si dy linja historike”, u shpreh ai në EuroNews Albania.
Dardan Molliqaj tha se nuk është dakord me aspiratat që kanë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria që në mandatin e parë zgjodhi si përfaqësues Brukselin, pra, z. Borell. Aspirtat e Lajçak dhe Borrel për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, janë përmes ndryshimeve kushtetues enë Kosovë dhe Serbi dhe akomodimit të autonomisë së Serbisë. Kjo nënkupton një status special për Veriun e Kosovës ku me shumicë është nga minoriteti serb dhe për pjesën e serbëve në jugun e Kosovës do të jetë asociacioni i komunave si edhe zgjerimi i territorit”, tha z. Molliqaj.