Në Istog gjenden mbetje mortore
Një qytetar në Istog ka hasur në disa mbetje mortore, derisa po punonte me ekskavator në një fushë, thuhet në njoftimin e policisë, por pa dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.
Uçë, Istog 31.03.2021-15:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishin duke kryer disa punime me ekskavator, në fushë kanë hasur në disa mbetje mortore (eshtra). Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve.

