Në Kamenicë arrestohet një i dyshuar për ushtrim të lojërave të ndaluara
Më 31 janar 2020, rreth orës 12:00, Polica e Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në fshatin Rogoçicë, komuna Kamenicë, në një lokal zhvillohen lojëra fati të ndaluara me ligj.
Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës, me ta marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar vendin dhe të dyshuarin, shqiptar, shtetas i Kosovës nga fshati Karaçevë e Epërme, në lokalin pronë e të dyshimtit të lartcekur ku ishin duke u luajtur lojëra fati – KENO të cilat lojëra me ligj janë te ndaluara.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i hetimeve si dhe inspektorët komunalë. Pajisjet e lojërave të fatit janë konfiskuar nga ana e Dogana e Kosovës.
I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të procedohet në prokurori në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

