Në këtë fshat të Kamenicës konfiskohet një aparat KENO
Policia e Kosovës në Kamenicë, rreth orës 22:30 të së enjtes, përmes rrugëve operative kanë pranuar nje informatë se në një lokal në fshatin Kopernicë, janë duke u luajtur lojëra fatit –KENO, te cilat lojëra me ligj janë të ndaluara.
Policia e Kosovës, Njësite Reaguese dhe Njësia e Hetimeve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes pronë e të dyshuarit banor i këtij fshati.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar një aparat keno me të cilat është luajtur kjo lojë, një numër tiketash të basteve si dhe një tv pllazma. Të gjitha provat e konfiskuara materiale i janë dorëzuar autoritetit doganor.
Për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i shtetit i cili na ka urdheruar qe rasti te shkojn në prokurori në procedurë të rregulltë.

