4 të vdekur, 418 të infektuar brenda 24 orëve të fundit

4 të vdekur, 418 të infektuar brenda 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.608 mostra dhe prej tyre 418 kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (3 raste në Prishtinë, 1 në rast Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.434, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 188, Gjakovë 32, Fushë Kosovë 31, Podujevë 28, Gjilan 27, Pejë 18, Deçan 16, Prizren 13, Suharekë 12, Lipjan 10, Drenas 7, Obiliq 7, Klinë 6, Shtime 5, Graçanicë 4, Ferizaj 3, Vushtrri 3, Kamenicë 2, Malishevë 2, Rahovec 2 dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.