Në këtë fshat trashësia e borës ka arritur në 2 metra

Moti i keq që ka përfshirë vendin që prej ditës së shtunë. Trashësia më e madhe e dëborës regjistrohet në fshatin malor të Dardhas me rreth 1 metër, por fshati që thyen rekordin është Mashkullor ku trashësia ka arritur deri në 2 metra.

Njoftimi:

Gjate gjitha natës ne qarkun e Korces reshjet kane vijuar pa pushim, te shoqëruara më erë ndërsa temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri ne minus 10. Si pasoje e reshjeve me intensitet te larte janë bllokuar disa fshatra ne qarkun e Korçës.

Te bllokuar jane gjithashtu dhe disa fshatra ne njesine administrative Gore e Moglice si dhe fushen e Maliqit ku trashesia varion nga 30-70 cm.

Trashësia me e madhe e bores është në Mashkullor mbi 2 m bore ndërsa ne fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe me tepër për 200 banoret te cilet vijojne te jene te izoluar prej fillimit te janarit.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme ne njesite administrative Proptisht, Homezh, Slabinje, Homcani por dhe ne bashkine e Devollit ne fshatrat Tren e Bitincke.