‘Në këtë muaj kosovarët do të lëvizin pa viza’

Gazetari kosovar dhe pronari i mediumit “Gazeta Metro”, Valon Syla, ka thënë se ka pritje serioze që të liberalizohen vizat në mesin e dhjetorit të këtij viti para festave të krishtlindjeve.

Këtë Syla e ka thënë bazuar në burimet e veta, teksa ka thënë se ky burim që e ka informuar për këtë gjë nuk e ka mashtruar asnjëherë deri tash.

Sic shkruan gazetari kosovar, zbatimi për liberalizimin do të bëhet tek në qershorin e vitit 2023 kur do të mund të lëvizet lirshëm.

“Sa i përket liberalizimit të vizave. Pritjet serioze janë kështu, sipas burimeve diplomatike në Bruksel ‘kah mesi i dhjetorit të këtij viti, para krishtlindjeve pritet të jepet vendimi pozitiv”, ka thënë ai.

“Por udhëtimi dhe zbatimi për liberalizim për kosovarët do të jetë qershori i vitit 2023 kur qytetarët kosovar do të lëvizin pa viza’. Ky burim nuk më ka mashtruar kurrë deri tash”.